“Mimi” i Ulpiana Aliajt


“Mimi” i Ulpiana Aliajt

16:00 23/11/2016 https://youtu.be/xngo85mknYI

Është e disata herë që Ulpiana Aliaj, që më së shumti këndon në skenat e Europës i besohen karaktere kryesorë në opera që përbëjnë pjesën më të rëndësishme në kurikulimin e një sopranoje. Të dielën ajo do të jetë për herë të parë, Mimi, në  “La Boheme” të Giacomo Puccinit.

Për të mbërritur deri te personazhi i një vajzë të re, të varfër e plot shpresë e që në fund vdes në krahët e të dashurit të saj, Rudolfos, si një Don Kishot, ajo po lufton më të ftohtin dhe alergjinë e shkaktuar nga pluhurat që ngrihen nga një skenë e amortizuar si e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Për të tretin vit në radhë tradita e kërkoi që edhe fundjava e fundit e Nëntorit, të mos e gjente shtëpinë e operas pa “La Boheme”, që sigurisht roli i parë i Mimisë do ti besohej veteranes Eva Golemi, personazh që tashmë e ka bërë të sajin./TvKlan






Të ngjashme