Minarolli akuzon Gjinushin për prishjen e marrëveshjen PD-PS – (10 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
“Kryetari i Parlamentit Skënder Gjinushi, gjithmonë ka minuar konsensusin ndërmjet PD dhe PS”. Kështu ka deklaruar sot kreu demokrat i Tiranës, Vili Minarolli, duke e fajësuar direkt Gjinushin edhe për sabotimin e seancës së djeshme të parlamentit.
Vili Minarolli:- “Problemi është këtu se anëtarët e komisionit të opozitës, do t’i përcaktojë opozita dhe anëtarët e komisionit të pozitës, do t’i caktojë pozita. Kuptohet pastaj kryetari i parlamentit me qëllimin, për ta prishur këtë marrëveshje, bëri atë që bëri. Pasi e kundërshtoi disa herë, pasi u mundua ta prishte edhe nëpërmjet një amendamenti, që nxori, atëherë gjeti rrugën tek mosvotimi i njërit prej anëtarëve të komisionit. Kjo është për të ardhur keq, që pas dialogut nuk u morën veshë dhe kjo ndodhi sepse nuk donte Skënder Gjinushi”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego