Minat në kufi – (28 Korrik 1999)


Minat në kufi – (28 Korrik 1999)

17:34 28/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rikthehen viktimat e minave në kufi. Minat e lëna nga ushtarët serb gjatë ditëve të nxehta të konfliktit kanë marrë sërisht jetë njerëzish dhe për më tepër fëmijë. Dje pasdite rreth orës 16 dy vogëlush Blendi Demushi 8-vjeç dhe Dritan Lushaj 11-vjeç nga fshati Gegaj i Tropojës kanë vdekur pasi kanë shkelur mbi minat serbe pranë pikës së kufirit të Padeshit.

Dy vogëlushët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë pranë kufirit dhe në atë kohë kanë rënë vetë mbi minat e fshehura nën tokë. Ngjarja tragjike ka ndodhur 600 metra brenda territorit tonë pranë Piramidës C4 në Padesh. Sipas mjekëve tropojanë trupat e dy vogëlushve ishin coptuar duke vështirësuar dhe identifikimin etyre.

Rreziku i minave serbe brenda në territorin  tonë është tepër serioz dhe vetëm lajmërimet apo propaganda janë shumë pak për të eleminuar vdekjet e tmerrshme. Hapi i parë që duhej të ishte bërë pas mbarimit të konfliktit duhet të ishte pikërisht eleminimi i minave./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme