Mingjet e opozitës shkaktojnë rrëmuje dhe trafik (17 Dhjetor 2000)


Mingjet e opozitës shkaktojnë rrëmuje dhe trafik (17 Dhjetor 2000)

11:14 17/12/2000

Është diskutuar hera-herës problemi i trafikut të bllokuar gjatë zhvillimit të mitingjeve të opozitës. Ata që e vuajnë çdo ditë janë shoferët e veturave, furgonëve dhe autobusët të cilët thuhet se qëndrojnë gjatë nëpër semaforë edhe udhëkryq derisa kalon turma e protestuesve. Por, duket se hallin e tyre e qajnë më shumë të tjerët sesa ata vetë. Shoferët thonë se janë të detyruar të presin.

Sot gjatë orës 12:30 kalimi u bllokua jo më shumë se 10 minuta. Po kaq sa ju duhet këtyre shoferëve për të pritur semaforin apo dhe rrëmujën e zakonshme kur nuk zbatohen rregullat në ditë pa miting./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme