Ministrat Angjeli, Poçi, Shuli për makinat e vjedhura – (19 Janar 2000)


Ministrat Angjeli, Poçi, Shuli për makinat e vjedhura – (19 Janar 2000)

15:59 19/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Embargo makinave të vjedhura që hyjnë në Shqipëri. Kjo është vendosur sot në takimin e krerëve të financave, rendit, transportit e doganave, duke përcaktuar edhe një plan të përbashkët veprimi për të ndaluar trafikun e makinave të vjedhura. Ministri i Rendit Spartak Poçi thotë se policia ka prishur disa tregje të makinave të vjedhura, të cilat vijnë në Shqipëri nga Mali i Zi dhe  Italia. Ministrja e Transportit Ingrid Shuli, flet për falsifikim licensash. Dosjet e personave që duan të rinovojnë licensat tha ajo dalin të bardha. Kurse ministri Anastas Angjeli kërkon zgjerimin e legjislacionit ekzistues në mënyrë që të marrë fund ky trafik. Kështu është vendosur që deri më 2 Shkurt ministria e Transporteve dhe drejtoria e doganave, të evidentojnë automjetet që kanë hyrë në Shqipëri gjatë ’99 dhe të bllokojnë ato që rezultojnë pa dokument zhdoganimi. /tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme