Ministrat e Rendit për kthimin e shqiptarëve (21 Korrik 1999)


Ministrat e Rendit për kthimin e shqiptarëve (21 Korrik 1999)

16:48 21/07/1999

Duhet punuar më shumë në uljen e aktivitetit kriminal të emigrantëve ilegalë në Greqi. Ky ka qënë thelbi i marrëveshjes së djeshme mes Ministrit tonë të Rendit Spartak Poçi dhe atij grek. Ndërkohë që vazhdon kthimi i emigrantëve dy ministrat premtojnë bashkëpunim.

Ministri i Brendshem Grek tha se kontrollet e policisë greke ndaj 500 mijë emigrantëve ilegalë shqiptarë do të vazhdojnë duke e ligjëruar operacionin e kthimit të shqiptarëve me faktin se në këtë mënyrë mbrohet pjesa më e madhe e shqiptarëve nga patriotët e tyre keqbërës.

Këto kthime ka thënë ai janë operacione standarte dhe jo mënyra persekutimi. Pas takimit me homologun grek Ministri Poçi tha se ka probleme në ruajtjen e kufirit po në bashkëpunim me palën greke do eliminohen vështirësitë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme