Ministrat përballë ambasadorëve në futboll, takimi miqësor përfundon në barazim


Ministrat përballë ambasadorëve në futboll, takimi miqësor përfundon në barazim

22:32 06/07/2016

Nuk është një ndeshje e zakonshme futbolli. Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim në televizion apo aktivitete, ministrat dhe deputetët e mazhorancës këtë herë kanë hequr kostumet për të treguar aftësitë në fushën e blertë përballë përfaqësuesve të trupit diplomatik në vend.

E ndërsa fusha e “Selma Stermasit” dominohej nga lojtarë meshkuj, ambasadorja e Holandës i sfidoi ata për disa minuta lojë, për tu tërhequr më pas drejt stolit.

Dewi van de Weerd, ambasadorja e Holandës:

Kjo ndeshje, që në fakt ne po e luajmë të gjithë   tregon se futbolli është një sport shume tërheqës në Shqipëri. Në fakt kjo u tregua edhe me paraqitjen e Shqipërisë në Evropianin 2016

Ndeshja përfundoi në barazim 3 me 3, por për ministrin e  brendshëm, Saimir Tahiri, i cili realizoi dhe gol, duhet të këtë patjetër një fitues, që sipas tij duhet të jetë “reforma në drejtësi”.

Për ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ky aktivitet shërben për të hequr vëmendjen nga ditët e nxehta të politikës. Kryebahskiaku Erion Veliaj, i cili ishte aktiv gjatë gjithë ndeshjes thotë se ministrat duhet të futen në dietë.

Edhe pse një event sportiv, ndeshja  tregon se fryma e bashkëpunimit dhe komunikimit është gjithmonë diçka pozitive në sytë e të huajve. /TV KLAN






Të ngjashme