11:14 25/12/2013 Dy ministra të kabinetit qeveritar turk kanë dhënë dorëheqjen, pas arrestimit të djemve të tyre në kuadër të hetimeve për korrupsion. Ministrat e dorëhequr janë Zafer Çaglajan, ministër i ekonomisë dhe Muamer Gyler, ministër i brendshëm.Në deklaratat e tyre për shtyp, ministrat e konsideruan hetimin si një veprim të paskrupullt.Megjithatë, ata thanë se kishin dhënë dorëheqjen për të lehtësuar procesin hetimor.Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan kërcënoi pak ditë më parë se do t’ua priste duart të gjithë atyre që përmes hetimeve duan të inkriminojnë qeverinë e tij.