Ministri Ahmetaj, interpelancë online me ish-të përndjekur


Ministri Ahmetaj, interpelancë online me ish-të përndjekur

19:44 12/02/2018

Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për ish-të përndjekurit politikë.

Në një interpelancë të thirrur nga të dënuar që kanë punuar në miniera, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u premtoi se do t’u njihen dy vite punë, për çdo një vit burg që kanë bërë gjatë regjimit komunist.

Të dënuarit ngritën shqetësimin se institucionet shtetërore u kërkonin një dokument, që vërtetonte punën e tyre në minierë. Ahmetaj premtoi se kjo do t’ju njihej automatikisht.

Tv Klan






Të ngjashme