Ministri Angjeli mbledh drejtuesit e financave – (30 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ministri Angjeli, ka mbledhur sot drejtues të degëve të buxhetit, thesarit dhe kontrollit të brendshëm financiar, për të tërhequr vëmendjen mbi shpenzimin e parave. Qëllimi i këtij takimi ishte përmirësimi i menaxhimit të shpenzimeve publike dhe rritja e kontrollit financiar.
Ministri Angjeli ka kujtuar prokurimet publike të fondeve buxhetore, si dhe respektimin e procedurave ligjore. Po kështu mangësi ka edhe në përdorimin e fondeve për investimet publike. Për ministrin Angjeli, reduktimi i shpenzimeve administrative është një nga objektivat për zbatimin e buxhetit të vitit 2001./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti