Ministri bullgar i Mbrojtjes vizitë në Tiranë – (12 Mars 2001)


Ministri bullgar i Mbrojtjes vizitë në Tiranë – (12 Mars 2001)

13:51 12/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Bullgaria nuk do të dërgojë trupa ushtarake në ndihmë të ushtrisë Maqedonase”. Këtë e ka deklaruar Ministri bullgar i Mbrojtjes Bojko Noev, i cili sot erdhi për një vizitë zyrtare në Shqipëri. I pritur në fillim nga Ministri ynë i Mbrojtjes Ismail Lleshi, Noev është njohur me qëndrimin e qeverisë shqiptare, në lidhje me konfliktin më të ri në Ballkan, atë të Tanushës në Maqedoni.

Në konferencën për shtyp direkt pas takimit Ministri bullgar i Mbrojtjes Noev, i pyetur nga Klan, se a do të dërgojë trupa ushtarake Bullgaria në Maqedoni, ai u përgjigj duke thënë, se nuk jemi si strucat që fshihen nën rërë. Ndërsa Lleshi nga ana e tij tha, se çdo veprim i njëanshëm do të hapte keqinterpretime, gjë që s’i shërben dialogut dhe stabilitetit në rajon.

Të dy ministrat janë shprehur për marrëdhëniet e mira mes dy ushtrive dhe pikësynimet e tyre për inkuadrimin në NATO. Pas takimit me ministrin Lleshi, Ministri bullgar i Mbrojtjes Noev, u prit dhe nga kryeministri Meta, i cili është shprehur për zgjidhje me dialog, duke përjashtuar dhunën./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme