Ministri Danez në Elbasan – (03 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sapo ka mbërritur në qytetin e Elbasanit, Ministri Hans Heken, Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës është takuar me zyrtarë të Pushtetit Lokal në Prefekturën dhe Bashkinë e Elbasanit. Objektivi ynë është stabilizimi i situatës në këtë pjesë të Europës dhe më pas integrimi i Shqiperisë në Komunitetin Europian, ka thënë Heken.
Danimarka tha ai po bën të gjitha përpjekjet që të ndihmojë sa të mundet në zgjidhjen e çështjes kosovare. Ne tha ministri danez i Mbrojtjes Heken po përgatitemi dhe për strehimin e kosovarëve në periudhën e dimrit. Më pas Heken ka vizituar kampin e Krastës ku janë të dislokuar trupat daneze. Aty ai është njohur me gjendjen e kampit, me misionin e trupave të NATO-s dhe i ka falenderuar për kontributin që po japin në ndihmë të kosovarëve.
Heken në kampin e koaovarëve në Krastë tha se po punojnë për fazën e dytë të operacionit, atë të kthimit të kosovarëve në shtepitë e tyre./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj