Ministri Di Maio flet për “Opinion”
Flet për çështje të aktualitetit mes 2 vendeve
Emisioni “Opinion” do të trajtojë edhe mbrëmjen e sotme situatën e koronavirusit në vend.
Mes shumë mjekëve dhe ekspertëve, pjesë e programit do të jetë edhe një intervistë ekskluzive me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Gazetari Blendi Fevziu e ka intervistuar kreun e diplomacisë italiane mbrëmjen e sotme, ku ai ka folur për disa nga çështjet më të rëndësishme të aktualitet që lidhin të dy vendet, Shqipërinë dhe Italinë.
Sonte intervistën mund ta ndiqni në orën 22:00, në emisionin “Opinion”.
Tv Klan