Ministri Edi Rama takim me aktorët e Teatrit Kombëtar (17 tetor 1998)
Ministri i Kulturës Edi Rama i ka vendosur disa kushte aktorëve të Teatrit Kombëtar. Sipas tij askush nuk i pengon që ata të hapin sezonin e ri artikstik. Të vetmet gjëra që ata duhet të bëjnë është vërtetimi i sigurisë së godinës nga zjarri, raportin teknik të godinës së teatrit si dhe një shkresë nga policia ndërtimore. Polemika mes tij dhe aktorëve duket se ka mbetur përsëri e hapur. Ai nuk ka lënë vend për debate por ka sqaruar dhe njëherë rrugën që ai ka ndjekur që prej fillimit e cila vazhdon të jetë e hapur me të gjitha përpjekjet nga të dyja palët. Në një mënyrë të prerë ai ka mohuar të ketë dhënë urdhër me shkrim për mbylljen e Teatrit Kombëtar . Ministri Rama ka premtuar gjithashtu se në pranverën e ardhshme do të bëje një rikonstrurim të kuadrit ligjor të këtij teatri.
Pamje Ministri i Kulturës Edi Rama takim me aktorët./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe