Ministri francez pozitiv në testin për koronavirus
Franck Riester, Ministri i Kulturës në Francës, ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të ministrisë për CNN. Ai u diagnostikua të Dielën dhe ndodhet i karantinuar në banesën e tij.
Franca regjistroi të Hënën 286 raste të reja me koronavirusit, duke e çuar numrin total në 1.412, tha Jerome Salomon, drejtori i autoritetit të shëndetit publik.
Ndërkaq në Francë janë regjistruar 30 vdekje nga virusi. /tvklan.al