Ministri Grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë (31 Korrik 1999)
Bashkëpunimi ushtarak mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vazhdojë dhe në të ardhmen. Ministri Grek i Mbrojtjes Akis Xoaxopolos ka marrë garancinë nga autoritetet shqiptare për zgjatjen e mandatit të qëndrimit të ushtarëve grekë të vendosur në Yzberisht. Ministri i Mbrojtjes Shqiptare Luan Hajdaraga ka kërkuar ndihmën e aviacionëve në Flotën Detare.
Xoaxopolos është pritur më pas nga Ministri i Jashtëm Paskal Milo, Kryeministri Pandeli Majko dhe Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani. Është vlerësuar ndihma greke në spitalin ushtarak të Gjirokastrës, ndihma logjistike dhe në trajnimin e oficerëve. Në takimin me Kryeministrin është theksuar se ka ardhur momenti të mbyllen problemet që ekzistojnë mes dy vendeve.
Majko ka cilësuar si problem të tillë, problemin e kthimit të refugjatëve. Grisja e dokumentave në kufi nuk i shërben klimës së bashkëpunimit të mirë. Xoaxopolos ndau të njëjtin opinion me Kryeministrin Majko për problemin e kthimit të refugjatëve shqiptarë. Qeveria Greke është duke orientuar një ligj të ri për emigracionin i cili në thelb është një ligj për legalizimin e tyre, theksoi Xoaxopolos./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame