Ministri i Brendshëm Gjerman Shili takim me krerët e qeverisë shqiptare (4 Prill 1999)
Ministri i Brendshëm Federal Gjerman Shili në vizitën e tij në Tiranë ka deklaruar se Qeveria Gjermane do të ndihmojë Shqipërinë për të dalë nga katastrofa humanitare. Shqipëria ka thënë Shili nuk mund të përballojë e vetme fluksin e të ardhurve nga Kosova duke u shprehur kështu se dhe Gjermania do të jetë mikpritëse. Gjatë takimit me homologun Koçi, Shili ka shprehur gadishmërinë e Qeverisë Gjermane për të ofruar ndihmë ushqimore dhe mjekësore në kampingjet për të ardhurit nga Kosova.
Pranimi i një numri sa më të madh të ardhurish nga Kosova si mundësi presioni ndaj Beogradit zyrtar tha ai, shpresojë të ecë paralelisht me kushtet teknike nga Bashkësia Ndërkombëtare për strehimin provizor të tyre. Ministri Koçi ka kërkuar ndihmë shumëdimensionale në fushën e Rendit sepse sipas tij përveç kriminalitetit mund të penetrojë dhe elementi serb.
Ministri i Brendshëm Federal Gjerman Shili është takuar dhe me krerët e qeverisë. Shili në takimet me Presidentin Mejdani dhe Kryeministrin Majko ka shprehur mbështetjen e Qeverisë Gjermane për të ardhurit nga Kosova. Më pas ai ka vizituar Kompleksin Sportiv të Tiranës për të parë nga afër kushtet ku janë strehuar të ardhurit nga Kosova dhe konstatoi se gjendja ishte më e rëndë nga sa ai kishte dijeni. Ai u shpreh se është e domosdoshme ndihma urgjente e Komunitetit Ndërkombëtar dhe NATO-s ku pjesmarrëse është edhe Gjermania./tvklan.al
Gazetare : Ornela Bego