Ministri i Drejtësisë Arben Imami nis turin në gjykatat e Shqipërisë – (9 Shtator 2000)


Ministri i Drejtësisë Arben Imami nis turin në gjykatat e Shqipërisë – (9 Shtator 2000)

22:12 09/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Drejtësisë Arben Imami ka vendosur, që të gjitha projektligjet përpara se të mbërrijnë në qeveri, duhet të diskutohen në strukturat përkatëse. Sot kjo eksperiencë ka nisur me diskutimin dhe vërejtjet për projektligjin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Sipas ministrit Imami, kjo mënyrë e kalimit të projektligjeve jo vetëm i saktëson plotësisht ato, por krijon dhe adoptimin e natyrshëm në kategoritë përkatëse.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë ka nisur një tur në gjykatat e Faktit e të Apelit në të gjithë vendin. Ai sapo ka përfunduar takimin në Gjykatën e Faktit në Tiranë dhe në Gjykatën e Faktit dhe atë të Apelit në Shkodër.

Arben Imami, Ministri i Drejtësisë:- “Synimi im i parë është të prezantohem menjëherë me këto gjykata. Detyra ime është të marrë përgjegjësi në këtë fushë dhe kjo përgjegjësi nuk mund të merret pa kontaktuar, pa kuptuar problemet që ata kanë. Shfrytëzova rastin që vajta në Apelin e Shkodrës për një diskutim serioz, lidhur me punën, për çështje që prishen nga Gjykata e Lartë e Apelit të Shkodrës. Besoj që këtë frymë diskutimi midis gjykatave të niveleve të ndryshme do të ishin të frytshme për të rritur eficencën e sistemit, njëkohësisht për të rritur cilësinë e shërbimit, që gjykatat i japin qytetarit shqiptar”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme