Ministri i Drejtësisë Arben Imami takim me gjyqtarët e Tiranës – (5 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Gjykata e Tiranës së shpejti në një godinë të re. Këtë ua ka premtuar ministri i Drejtësisë Arben Imami, gjyqtarëve kryeqytetas sot në një takim ku ai i uroi punë të mbarë për sezonin e ri, por që në fakt shërbeu dhe si prezantim me njëri-tjetrin. “Nuk kam ardhur këtu, as të hap luftë me ju dhe as t’ju mësojë, por dua t’ju shpreh vendosmërinë e ekzekutivit shqiptar për mbarëvajtjen e institucionit gjyqësor”, tha ministri Imami.
Arben Imami, Ministri i Drejtësisë:- “Ministria e Drejtësisë ka një pikë ku takohen këto institucione, që të punojnë në fushën e drejtësisë dhe të luftës kundër kriminalitetit”.
“Gjykata e Tiranës dhe ju vetë, luani rolin kryesor në drejtësinë shqiptare, ndaj duhet të jeni pararojë e gjyqësorit”, u shpreh Imami. I shoqëruar edhe nga kryetari i gjykatës Çomo, ministri i Drejtësisë Arben Imami, premtoi një bashkëpunim më të ngushtë me njëri-tjetrin, por dhe mes vetë institucioneve të tjera të drejtësisë, me qëllim ringritjen e forcës së ligjit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj