Ministri i Financave Angjeli takim me biznesmenët e jugut – (22 Shtator 2000)


Ministri i Financave Angjeli takim me biznesmenët e jugut – (22 Shtator 2000)

09:36 22/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Financave Anastas Angjeli ka takuar biznesmenët e jugut të Shqipërisë dhe punonjësit e taksave dhe tatimeve. Angjeli kërkoi bashkëpunimin dhe partneritetin me organet fiskale dhe i siguroi biznesmenët, se politikat fiskale të kabinetit Meta do të krijojnë lehtësi në të ardhurat e tyre. Tarifat për makineritë dhe pajisjet do të ulen 2%, tatimi mbi fitimin nga 30% në 25%, ndërsa tarifat doganore nga 18% në 15%. Angjeli i kërkoi organizmave fiskale të respektojnë ligjin dhe procedurat.

Anastas Angjeli, Ministri i Financave:- “Jemi duke parë disa procedura të tjera, që kanë të bëjnë me ligjet e biznesit të vogël. Me qëllim që të krijohen sa më shumë lehtësira. Nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e tarifave, unë dua t’ju garantojë, që tarifat të gjitha vijnë duke u ulur, siç u ul tarifa maksimale në dogana nga 30 në 20 dhe 18%, vitin tjetër maksimalja do të jetë 15% dhe minimalja për makineritë dhe pajisjet do të jetë 1 dhe 2%. Unë dua t’ju sigurojë që më përpara nuk e bënim dot këtë, sepse dhe ne donim të mblidhnim ca para të bënim ca rrugë, të rregullonim këtë shtet që ishte shkatërruar”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme