Ministri i Financave Angjeli takohet me pronarët e mediave – (17 Janar 2001)


Ministri i Financave Angjeli takohet me pronarët e mediave – (17 Janar 2001)

18:52 17/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qeveria shqiptare u ka kërkuar pronarëve të mediave kryesore, një muaj kohe për të vendosur pëlotësimin e kërkesave të tyre. Në takimin me ministrin e Financave Anastas Angjeli dhe shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Trajkëll. Botuesit Lesi, Frangaj, Çani e Rakipi, këmbëngulën në reduktimin e 2% të taksës së tvsh, si dhe vendosjen e subvencioneve shtetërore për shtypin e shkruar. Pas takimit botuesi i gazetës “Albania” Ylli Rakipi u shpreh:

Ylli Rakipi:- “Pjesa dërrmuese, përjashto 4 vende, Zvicrën, Gjermaninë dhe Londrën, të gjitha kanë heqjen e vatit dhe ndihmë ekonomike për gazetat e dobëta. Ne i thamë zotit ministër që duhet që ne të trajtohemi të paktën me një pjesë të ndihmës që jepet në këto vende”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme