Ministri i Jashtëm i Koresë: Sulmi ndaj Amerikës, i pashmangshëm


Ministri i Jashtëm i Koresë: Sulmi ndaj Amerikës, i pashmangshëm

10:50 24/09/2017

"Një person i sëmurë mendërisht i mbushur me megalomani

", kështu e cilësoi presidentin amerikan, Donald Trump, Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, i cili theksoi se sulmi ndaj tokës amerikane është i "pashmangshëm".

Ri Yong - ho foli disa orë pasi avionët amerikanë fluturuan më afër se kurrë shtetit komunist, për herë të parë në këtë shekull.

Ri iu kundërpërgjigj Trump, pasi ky i fundit e cilësoi Kim Jong - un "njeriu raketë" dhe tha se kishte ndërmarrë një "mision vetëvrasës" në të njëjtën sallë, javën e shkuar.

[caption id="attachment_315801" align="aligncenter" width="960"] Ri Yong - ho[/caption]

Në fjalën e tij, Ministri i Jashtëm shtoi:

Askush tjetër përveç Trump nuk është në një mision vetëvrasës. Vizitat e raketave tona në tokën amerikane janë edhe më shumë të pashmangshme.

Duke folur në mbledhjen e përvitshme në New York ai vijoi:

Pavarësisht pengesave të shumta, tani jemi në hapat e fundit të fazës përfundimtare të përmbylljes të forcës bërthamore të shtetit.

/tvklan.al





Të ngjashme