Ministri i Jashtëm i Malit të Zi viziton Shqipërinë – (23 Janar 2001)


Ministri i Jashtëm i Malit të Zi viziton Shqipërinë – (23 Janar 2001)

13:07 23/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ka vizituar sot Tiranën, Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Branko Lukovac. Ai është takuar me personalitetet më të larta shqiptare, Presidentin Mejdani, Kryeministrin Meta, si dhe me homologun Paskal Milo. Ai ka kërkuar nga autoritetet shqiptare, të mbështesin vullnetin e popullit malazez, në principin e vetëvendosjes. Ndërkohë është biseduar dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve e kryesisht për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe marrëdhëniet e ndërsjellta ekonomike.

Në përfundim të takimeve Lukovac e Milo kanë dalë përpara gazetarëve. Sipas tyre bashkëpunimi konkret mes dy vendeve është parë në vendosjen e lidhjeve të energjitikës, përmirësimin dhe mirëmbajtjen e liqenit të Shkodrës, lidhjet turistike etj. Sipas Ministrit të Jashtëm malazez, aktualisht është duke u parë mundësia e hapjes së dy pikëve të tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme