Ministri i Jashtëm malazez takime në Tiranë – (10 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ministri malazez i Tregtisë së Jashtme Ramo Braliç, ka rënë dakord me autoritete shqiptare, për të zhvilluar tregtinë e lirë mes dy vendeve. Ai është takuar me Ministrin e Bashkëpunimit Ekonomik, Ermelinda Meksi, Ministrin e Financave Anastas Angjeli, si dhe ka vizituar Dhomën e Tregtisë.
Në këto takime është biseduar për përshpejtimin e projekteve të përbashkëta, si ai i linjës së tensionit të lartë Elbasan – Podgoricë, mbrojtja e liqenit të Shkodrës, si dhe për angazhimin në financimin e rikonstruksionit dhe vënies në punë të hekurudhës Shkodër – Podgoricë.
Gjithashtu Braliç ka diskutuar me ministrin e financave Angjeli, për mundësinë e reduktimit të barrierave doganore. Është rënë dakord që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje mes administratave doganore dhe tatimore të Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryesisht përsa i përket luftës së kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego