Ministri i Jashtëm Milo takim me homologun malazez në Shkodër – (22 Tetor 2000)


Ministri i Jashtëm Milo takim me homologun malazez në Shkodër – (22 Tetor 2000)

20:53 22/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Jashtëm shqiptar Paskal Milo dhe ai i Malit të Zi Branko Vukovac, patën sot një takim në qytetin e Shkodrës. Të dy ministrat, biseduan kokë më kokë në hotel Koloseu në Shkodër. Pas takimit i cili u zhvillua pa praninë e gazetarëve, ministri MIlo tha, se diskutuan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, që kanë dhënë rezultate konkrete gjatë kohëve të fundit.

Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Milo dhe Vukovac, kanë diskutuar në mënyrë të veçantë, situatën në Serbi, pas ardhjes së Koshtunicës. Ministri i Jashtëm malazez Branko Vukovac tha, se marrëdhëniet dypalëshe kanë ardhur gjithnjë duke u forcuar dhe se zhvillimet e fundit në Serbi, të bëjnë të shpresosh se do të shërbejnë për demokratizimin e Serbisë dhe për zhvillimin e marrëdhënieve në rajon./tvklan.al






Të ngjashme