Ministri i Kulturës Rama, projekligji i Teatrit – (15 Dhjetor 1999)


Ministri i Kulturës Rama, projekligji i Teatrit – (15 Dhjetor 1999)

14:05 15/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shumë prej artistëve të cilët vazhdimisht kanë paraqitur ankesat e tyre për ligjin mbi teatrin nuk e kanë lexuar këtë projektligj. Kështu është shprehur Ministri i Kulturës Rama pas një mbledhje në komisionin parlamentar të kulturës ku i pranishëm ka qenë dhe Drejtori i Teatrit Kombëtar Xhevdet Ferri.

Për të dhënë shpjegim për projektligjin mbi teatrin Rama thotë:

Edi Rama, Ministri i Kulturës:- “Unë shpresoj. Do të ishtë një nga hapat më konstruktiv të kësaj mazhorance për të zbatuar programin e reformave. Duhet parë se kush kundërshton dhe kush është pro. Sepse jo çdokush që kundërshton përfaqëson gjithë artistët”.

Xhevdet Ferri, Drejtori i Teatrit Kombëtar:- “Unë nuk e di nëse projektligji do të kalojë dhe kjo është shprehje e vullnetit politik të atyre që do ta marrin këtë vendim. Unë jam i bindur që ky projektligj duhet të kalojë”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme