Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni viziton bazën ushtarake në Durrës (18 Gusht 2000)
Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni ka vizituar sot bazën ushtarake të forcave të NATO-s të vendosura në Durrës. Së bashku me Gjeneralin Kasanoto dhe drejtuesit e këtyre forcave, ministri Gjoni ka ndjekur një demonstrim manovër me sulme të shpejta tokësore. Brenda kësaj forca ushtarake me baza të NATO-s është vendosur dhe një repart ushtarak shqiptar.
Ministri i Mbrojtjes ka vizituar plotësisht ambjentet e kësaj baze përfshirë dhe spitalin ushtarak të Durrësit. Ky spital është ngritur para një viti dhe përdoret për nevojat e forcave ushtarake si dhe për civilë, qytetarë të Durrësit./tvklan.al