Ministri i Mbrojtjes Lleshi kërkon rishikim në projekt buxhetin e ushtrisë – (5 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar rritjen e shpenzimeve buxhetore, për ushtrinë, të planifikuara për vitin 2001. Në diskutimin e projekt buxhetit në komisionin parlamentar të mbrojtjes, ministri Lleshi kërkoi, një fond vjetor prej dy 12.5 miliard lekë, ndërsa qeveria ka planifikuar në projekt buxhet për ushtrinë 7 miliard lekë.
Ministri Lleshi e argumentoi kërkesën e tij me investimet më të larta në industrinë ushtarake, si dhe për strukturën e re të shndërrimit të divizioneve në brigada. Lleshi sugjeroi rritje më të mëdha të rrogave për komandantët e togave dhe të kompanive, si dhe për uljen e moshës së kuadrove drejtuese ushtarake.
“Një nga drejtimet themelore të reformimit të mëtejshëm të ushtrisë është kalimi në strukturën e re, i cili presupozon me doemos, edhe një rishikim të rëndësishëm të shumë aspekteve, që kanë të bëjnë me investimet, me përmirësimet logjistike dhe në mënyrë të veçantë me personelin. Të tre këto elementë, janë elementë të domosdoshëm, që kërkojnë mbështetje financiare”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame