Ministri i Punëve Publike Spartak Poçi takim me Institutin e Urbanistikës (22 Nëntor 2000)
Ministri i Punëve Publike Spartak Poçi ka zhvilluar një takim prezantimi në Institutin e Urbanistikës. Gjithashtu ministri Poçi ka tërhequr vëmendjen se sektori i projektimeve nuk ka ecur si duhet për shkak të një pasiviteti dhe shtoi si domosdoshmëri organizimin e këtij sektori që nga ministria që ai drejton. Në këtë kuadër zoti Poçi ka theksuar se do të organizohet drejtoria e planifikimit të territorit. Me tone të rrepta, zoti Poçi ka theksuar se “do t’a shkundë” ministrinë e cila sipas tij është bërë pis dhe nga pamja e jashtme.
Gjithashtu më pas në fjalën e tij, ministri i Punëve Publike ka thënë:
“Zgjodha pikërisht Institutin e Shërbimeve Urbanistike sepse këtu është dhe sfera më e rëndësishme aktivitetit të Ministrisë së Punëve Publike e cila gabimisht quhet kështu sepse ajo duhet të quhet Ministria e Planifikimit të Territorit, ndoshta e Mjedisit.”
Nga Ministria e Punëve Publike do të organizohet në dhjetor konsulta për problemet e urbanistikës që do t’i paraprije një konference kombëtare për urbanistikën dhe infrastrukturën në Shqipëri që do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm./tvklan.al