Ministri i Rendit Ilir Gjoni takim me shefin e misionit MAPE – (24 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Incidenti i tre ditëve më parë me oficerin e MAPE-s Anderson, nuk do t’i ulë ritmet e bashkëpunimit të këtij misioni me policinë shqiptare. Kështu kanë konkluduar Ministri i Rendit Publik Ilir Gjoni dhe komandanti i misionit MAPE në Bruksel, gjeneral Pisolese. Vetëm pak ditë kur zv/shefi i misionit në Shqipëri Andërson u qëllua me gurë, nga persona brenda protestuesve demokrat, shefi i madh i MAPE-s ka vizituar Tiranën.
Gjenerali Pisolese ka garantuar ministrin Gjoni, se MAPE do të vazhdojë të ndihmojë në përgatitjen ligjore dhe nën ligjore, për policinë shqiptare, si dhe të nisë një projekt me policinë e Tiranës, për ta shndërruar në model, që më pas përcillet në drejtoritë e tjera. Ministri i Rendit Ilir Gjoni nga ana e tij ka garantuar shefin e MAPE-s, për zbatimin e ligjit për policinë shqiptare, duke siguruar për mbështetjen e policisë, për bashkëpunimin me misionin e BE në Shqipëri./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj