Ministri i Rendit Petro Koçi kundër Parlamentit (23 Janar 1999)


Ministri i Rendit Petro Koçi kundër Parlamentit (23 Janar 1999)

11:09 23/01/1999

Rrëmbimi i Shefit të Komisariatit Nr.1 në Vlorë nuk është i rastësishëm. Ministri i Rendit Publik Petro Koçi në intervistën e dhënë për TV Klan vteëm pak momente pas lirimit të komisar Koçiut tha në mënyrë të hapur se një reagim i pronarëve të skafeve është paraprirë nga disa deklarata provokative dhe qëndrime të hapur kundër punës së policisë të disa deputetëve të Parlamentit Shqiptar.

Nuk është rastësi tha Koçi, që disa deputetë për interesa të caktuara duke dashur të bllokojnë Policinë në punën e tyre antigomone, kanë shprehur rezerva për punën e mirë dhe për objektivat e saj në të ardhmen. Janë pikërisht këta deputetë tha Koçi që në të kaluarën kanë sabotuar aktivitetin e Policisë Vlorë.

Gjithashtu ai tha se organizimi i Policisë Vlorë duhet vazhduar akoma sepse është e pafalshme tha ai që efektivat e Policisë të linin pa mbrojtur shefin e tyre duke ua lehtësuar më shum aktin e rrëmbimit. Sipas Ministrit Koçi, lufta ndaj aktivitetit të transportit të paligjshëm të klandestinëve nuk do të ndalet.

Policia do vazhdojë punën e saj në ruajtjen e ligjit dhe të jetës së shtetasve shqiptarë. Por sipas Koçit njerëzit me pushtet qofshin këta dhe deputetë të zgjedhur nga populli duhet të heqin dorë njëherë e mirë punimi pas shpine të punës së policisë dhe dhënies dorë të trafikantëve të paligjshëm që luajnë me jetën e njerëzve nevojtarë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme