Ministri i Rendit Poçi në policinë e Shkodrës – (31 Gusht 2000)


Ministri i Rendit Poçi në policinë e Shkodrës – (31 Gusht 2000)

11:23 31/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

“Policia e Shkodrës duhet t’ju garantojë qytetarëve një fushatë zgjedhore, ku populli të shpreh hapur vullnetin e tij politik dhe policia të veprojë si një forcë e përkushtuar ndaj Kushtetutës dhe ligjeve”. Këtë ka udhëzuar Ministri i Rendit Saprtak Poçi, në drejtorinë e policisë të prefekturës së Shkodrës.

Në takim me efektivat e policisë dhe drejtorin e prefekturës kolonel Pëllumb Molla, Poçi ka komunikuar se policia duhet të jetë në gatishmëri gjatë fushatës, e përveç rendit e qetësisë, duhet të vazhdojë të ruajë edhe ritmin e luftës kundër krimit të organizuar.

Në Shkodër së bashku me ministrin e Rendit ka qenë sot edhe ambasadori anglez në Tiranë, i cili ka përgëzuar prefekturën kufitare për përpjekjet kundër trafiqeve, sidomos atyre me qeniet njerëzore. Ambasadori anglez ka përshëndetur edhe bisedimet mes policisë së Shkodrës me atë të Malit të Zi, për ekstradimin e personave të kërkuar nga Shqipëria që fshihen atje. Ministri Poçi ka insistuar që forcat e rendit ne Shkodër duhet të japin mesazhin e një shteti të konsoliduar dhe me kulturë qytetarie./tvklan.al






Të ngjashme