Ministri i Rendit Spartak Poçi për policinë – (3 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ministri i Rendit Spartak Poçi ka pranuar sot faktin se policia në disa raste ka ushtruar dhunë mbi qytetarët dhe njerëzit e medias në kundërshtim me ligjin. Në këto raste tha Poçi policët janë ndëshkuar me largimin nga detyra.
Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- “Gjatë vitit ’99 janë bërë 35 denoncime nga qytetarët për punonjësit e policisë. Numri i rasteve të trajtuara me masa administrative ndaj punonjësve të policisë për keqtrajtime të shtetasve gjatë vitit ’99 është 28. Kurse numri i rasteve të trajtuara nga organet e prokurorisë, apo gjykatës gjatë punonjësve të policisë për keqtrajtim të shtetasve gjatë vitit ’99 është 31. Për trajtimin e rasteve të keqsjelljes të punonjsëve të policisë, janë bërë verifikimet përkatëse me anë të zyrës së inspektorëve të ministrit, zyrës së kërkes-ankesave, si dhe nga drejtoria e shërbimit informative të rendit. Mbi bazën e këtyre verifikimeve janë mbajtur dhe qëndrimet përkatëse”.
Në takimin e përbashkët të komisioneve parlmentare të rendit dhe atij të të drejtave të njeriut, Ministri i Rendit Spartak Poçi tha se policia nuk ka mjete dhe armatimin e duhur. Reforma do të largoj elementët e korruptuar nga policia përfundoi Poçi./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame