Ministri Koçi në Durrës – (9 Mars 1999)


Ministri Koçi në Durrës – (9 Mars 1999)

23:28 09/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Policia shqiptare do të filloj trajnimin e saj në kurse të specializuara në kriminalistikë, polici rrugore, polici kufitare dhe rend publik. Një qendër e tillë trajnimi u përurua sot në Durrës në mjediset e Kavalishencës së Rendit. Shiritin e këtij objekti e preu ministri Koçi, kryetari i misionit MAPE dhe Pereti, ambasadori i KE në Shqiperi.

Misioni MAPE që ndodhet në Shqipëri dhe është i përbërë nga 27 vende europiane, do të ketë në Durrës 25 instruktorë të policisë multi nacionale të këshillimit për policinë shqiptare. Për mjediset në të cilat do të qëndrojnë por edhe do të trajnohen janë investuar rreth 100 milion lekë të reja nga KE nëpërmjet programit FAR dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ministri Koçi falenderoi këtë mision dhe tha se kjo qendër trajnimi do bëjë realizimin në praktikë të objektivave të ministrisë së Rendit Publik. Kursi i parë që duhet të filloj do të jetë ai i kriminalistikës. Në ceremoninë e sotme merrte pjesë kryetari i komisionit parlamentar për Rendin dhe SHIK-un Neritan Ceka, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Dan Everts./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme