Kotzias: Prioritet, çështja e ligjit të luftës me Shqipërinë
Greqia po shqyrton dy opsione për zgjidhjen e çështjes së ligjit të luftës me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotsias pranoi në një intervistë për televizionin publik ERT se për Athinën kjo çështje është prioritare dhe se pasojat ligjore do të përfshihen në një proces të posaçëm.
“Sipas këndvështrimit tim mënyra me të cilën Greqia i shpalli luftë shqiptarëve u bë me Dekret Mbretëror. Ka dy mendime juridike për këtë. E para, dhe që unë jam më afër sepse i shkon mënyrën sime të të menduarit juridik, se në këtë periudhë Dekretit Mbretëror i korrespondon Dekretit Presidencial.
Është edhe një interpretim i dytë, i cili sipas mendimit tim nuk është aq i drejtë, por kjo do të hajë diskutim kur t’i vijë koha, që thotë se Dekreti Mbretëror për Luftën është bërë në një kohë kur nuk kishte Parlament dhe si pasojë nuk mund të kishte një Dekret nga Parlamenti, prandaj tani që ekziston parlamenti e ka ai të drejtën. Por Mbretiti nuk i korrespondon Parlamentit”.
Kotzias e quajti një hap pozitiv për dy vendet vendimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e marrëveshjes për ngritjen e varrezave për ushtarët e grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke.
Tv Klan