Ministri Musa Ulqini për refugjatët (5 Prill 1999)


Ministri Musa Ulqini për refugjatët (5 Prill 1999)

10:58 05/04/1999

23 helikopterë amerikane të tipit Apash do të përbëjnë urën ajrore Tiranë-Kukës për lëvizjen në brendësi të Shqipërisë të 130 mijë refugjatëve kosovarë dhe për furnizimin e tyre me ushqime e ilaçe. Sipas Ministrit të Informacionit Musa Ulqini janë rreth 500 mijë shqiptare të Kosovës të dëbuar deri tani nga shtëpitë e tyre.

Nuk do lejohet lëvizja e asnjë prej refugjatëve të mbërritur në Shqipëri, tha Ulqini, në drejtim të shteteve të tjera europiane, pasi NATO ka dhënë garanci për rikthimin e tyre në Kosovë. Ulqini e konsideron të zgjidhur problemin e refugjatëve kosovarë të mbetur në kufi me Maqedoninë.

Musa Ulqini: Ne nuk do të eksportojmë, nuk do të lejojmë që shqiptarët të shkojnë refugjatë në vendet e tjera. Ne kemi kërkuar nga Komuniteti Ndërkombëtar që ata të ndërhyjnë me emergjencë në Shqipëri, sepse ne nuk mund të jemi pjesë e mekanizmit të Millosheviçit për spastrimin etnik të Kosovës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme