Ministri Panda, studentët e Magjistraturës – (3 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
20 studentë që kanë mbaruar tashmë vitin e dytë të shkollës së Magjistraturës do të emërohen gjyqtarë për të kryer një periudhë stazhi pas se cilës do të bëhet emërimi përfundimtar i tyre në vendet vakante në sistemin e drejtësisë. Për kushtet që do të plotësojnë këto studentë Ministri i Drejtësisë Ilir Panda u shpreh:
Ilir Panda, Ministri i Drejtësisë:- “Ata do të integrohen që në momentin kur do të emërohen gjyqtarë nga Presidenti i Republikës me propozimin e Këshillit të Lartë të Drejteësisë sipas ligjit përkatës”.
Gazetari:- Në cilat kushte bazohet emërimi i tyre, çfarë kushti duhet të plotesojnë paraprakisht?
Ilir Panda, Ministri i Drejtësisë:- “Paraprakisht duhet të jenë studentë të shkollës së Magjistraturës, të kenë kaluar fazat e dy viteve të para dhe në vitin e tretë bëhet emërimi i tyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do të hetojnë dhe do të gjykojnë ato lloj krimesh të cilët nga jurisprudenca dhe nga opinioni konsiderohen si të rënda. Grupet e punës po punojnë për këtë problem dhe kjo do të bëhet ose mbi bazën e veprave të veçanta që ka kodi penal ose mbi bazën e atyre veprave të cilat kanë një dënim mbi një sasi të caktuar vjetësh, përshembull mbi 10 vjet ose mbi 15 vjet burgim si vrasja, ato të cilat futen në krimin e organizuar, droga e të tjerë. Dënimi me vdekje aktualisht në kodin penal shqiptar ka si alternativë burgimin e përjetshëm, dhe kjo është duke u përdorur rëndom nga gjykatat shqiptare”.
Gazetari:- Dhe kështu do të zgjidhet, pra për të mos u përjashtuar nga Këshilli i Evropës?
Ilir Panda, Ministri i Drejtesisë:- “Jo, jo, zgjidhja politike është ajo që do të vendosi politika shqiptare”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame