Ministri Poçi takim me Drejtorin e Urbanistikës Franceze – (29 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Hartimi i planit rregullues për kryeqytetin dhe studimet për zonat turistike, parë si probleme në Tiranë vitet e fundit, kanë qenë baza e diskutimit midis Ministrit të Punëve Publike, Spartak Poçi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Urbanistikës së Francës Patris Miama.
Ministri Poçi e njohu drejtorin e urbanistikës franceze me të gjitha planet dhe përpjekjet që po bën qeveria dhe urbanistët shqiptarë për vendosjen e rregullave teknike dhe për hartimin e planeve rregulluese, për të cilat Poçi kërkoi mbështetjen nga ana drejtorisë së urbanistikës franceze. Gjatë takimit ku merrte pjesë edhe ambasadori francez Patrik Krismo, u ra dakord për bashkëpunim në asistencë teknike dhe shkencore./tvklan.al