Ministri Poçi: Tirana, një zonë e shëmtuar dhe një kaos arkitekturor (18 Dhjetor 2000)


Ministri Poçi: Tirana, një zonë e shëmtuar dhe një kaos arkitekturor (18 Dhjetor 2000)

11:53 18/12/2000

Ministri i Punëve Publike Poçi vëren se Tirana është shndërruar në një zonë të shëmtuar dhe kaos arkitekturor. Ndërtesa të larta e të kushtueshme pa sistem dhe me cilësi të dobët shihen kudo. Ministri Poçi ka mbledhur arkitektët dhe urbanistët duke u tërhequr vëmendjen për të mos harruar përvojën e shkuar. Duke vëzhguar normën që siguron qëndrueshmërinë e pallateve dhe garancinë e jetës së qytetarëve.

Ky takim evidenton vetëm problemet, por që nga arkitektët dhe urbanistët janë kërkuar ide dhe zgjidhje për përmirësimin e situatës që do t’a kthenin Shqipërinë në një vend qytetërimi. Duhet të ndalohet degradimi urban në zonat periferike pasi mbart pasoja ekonomine dhe sociale si dhe duhen marrë masa për ruajtjen e hapësirave publike./tvklan.al






Të ngjashme