Ministri Poçi vizitë në arkivin teknik qendror të ndërtimit – (17 Janar 2001)


Ministri Poçi vizitë në arkivin teknik qendror të ndërtimit – (17 Janar 2001)

20:17 17/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dokumenti i parë në arkivin teknik qendror të ndërtimit, daton me vitin 1912. Ky projekt është bërë nga inxhinierët austriak dhe i përket urës së Bunës në Shkodër. Si ky projekt në këtë arkiv gjenden rreth 30 mijë dosje, ose mbi 300 mijë projekte të datave dhe viteve të ndryshme. Vetëm 100 prej tyre projektuesit i kanë me origjinë austriake.

Për këtë arsye ministri i Punëve Publike, Spartak Poçi dhe ambasadori austriak në vendin tonë, kanë vizituar ambientet e restauruara të këtij arkivi, si dhe janë njohur me këto projekte, pavarësisht se disa prej këtyre projekteve janë vetëm në arkiv, ende të pazbatuara./tvklan.al






Të ngjashme