Ministri Rama në teatrin Publimedia – (30 Tetor 1999)


Ministri Rama në teatrin Publimedia – (30 Tetor 1999)

23:29 30/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ministri i Kulturës Edi Rama jep një intervistë për TV Klan pas përfundimit të shfaqjes së 25-të komedise franceze “Darka e të Marrëve”, vënë në skenë nga Publimedia Teatër.  

Edi Rama, Ministri i Kulturës:- “Është një shenjë shumë e mirë që edhe në Shqipëri një iniciativë private bëhet shkas që aktorët dhe regjisorët nga më të njohurit, të mund të kontribojnë për Teatrin Shqiptar, se dhe ky është Teatri Shqiptar. Në këtë kuptim unë them se ajo që kam kërkuar prej kohësh bëhet dhe më imperative që kjo kompani dhe kompani të tjera që do lindin më vonë të mund të mbështeten edhe nga shteti. Ndërkohë nga ana tjetër ketu ka dhe shumë aktorë të njohur të Teatrit Kombëtar kështu që do të thotë që vetë Teatri Kombëtar vihet në një pozitë konkurence në kuptimin që të arrijë të krijojë projekte dhe të thithi kontribute të atilla që të mund t’i qëndrojë kësaj konkurence. Vërtet është shumë entuziast që siç dëgjohesh në shfaqjen e 25 ose 26 sot që salla është plot. Nuk ka veçse fjalë përshëndetëse të vërteta me shumë shumë i nderuar që ta përshendes këtë iniciative”.

Gëzim Kame drejtori artistik i trupës dhe njëkohësisht regjizori i pjesës ka deklaruar për Tv Klan.

Gëzim Kame, Drejtor i Teatrit Publimedia:- “Do të thosha që teatri privat në shfaqjen e saj të parë mbijetoi normalisht. Ne tashme siç e dini ju kemi filluar projektin e dytë me komedinë italiane “Jashtë bie borë” dhe shpresoj që shumë shumë një muaj spektatori kryeqytetas të ketë shfaqjen e dytë nga ky teatër, për të mberritur pastaj në një garanci më të fortë drejt projektit të tretë të këtij teatri i cili është dhe projekti me ambicioz ndoshta i teatrit shqiptar me veprën e Kadaresë “Stinë e mërzitshme në Olimp”. Nuk diskutohet në ekonominë e tregut që vleren materiale që ka, mallin që ka çdo njeri do ta shesi. Ne kemi një mall, malli ynë është vlera artistike. Projektligji edhe një herë duhet theksuar, nuk ka artist në Shqipëri që të jetë kundër ligjit. Quhet projekti i dytë i ligjit. Pra tërë komiteti teatrot është dakort me reformën dhe me ligjin por ama ka edhe një moment që duhet riparë me komunitetin”./tvklan.al






Të ngjashme