Ministri Ruka takim me studentët grevistë – (12 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Përfaqësues të Unionit të Pavarur Studentor, pas mjaft ditëve grevë dhe ecejakeve në Ministrinë e Arsimit, për të zgjidhur kërkesat e tyre, sot arritën të takohen me ministrin Et’hem Ruka. Studentët kanë parashtruar si kusht firmosjen nga ministri dhe vetë ata, të një deklarate denoncuese ndaj dhunës së policisë, ushtruar mbi ta ditëve të grevës, por kjo nuk është pranuar nga ministri, pasi ata mund ta denoncojnë këtë akt në prokurori.
Ministri Ruka i ka ftuar studentët të diskutojnë kërkesat dhe të bashkëpunojnë për zgjidhjen, por sipas Ministrisë së Arsimit, duket se ka munguar vullneti i studentëve, për bashkëbisedim mbi kërkesat. Megjithatë ministri iu ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun me studentët për të gjetur njëkohësisht dhe zgjidhjen e mundshme. Ai u ka bërë thirrje studentëve të futen nëpër auditore./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti