Ministri Sokol Nako aksidenton për vdekje të renë në Sukth, policia nis hetimet (20 Prill 2001)


Ministri Sokol Nako aksidenton për vdekje të renë në Sukth, policia nis hetimet (20 Prill 2001)

12:19 20/04/2001

“Ishte vetëm një aksident, ne humbëm një të afërmen tonë, por ju lutem mos manipuloni. Fatkeqësia është për të dy palët.” Këto ishin fjalët e vetme të dajës së Margarita Xheferrit, 20-vjeçares nga Sukthi e cila mbrëmë vdiq pas një përplasje nga makina e ministrit Nako. Kanë menduar të mos e ekzagjërojnë fatkeqësinë e tyre, ndaj të afërmit e Margaritës e kanë mbajtur gjithçka larg kamerave.

Në shtëpinë e thjeshtë në Sukth ku banonte Margarita, sot për ngushëllime përveç shumë të njohurve dhe banorëve të zonës, ishin dhe anëtarë të kabinetit qeveritar si ministri Muçi të cilët i shprehen familjes keqardhjen e thelle për atë aksident fatal që askush nuk e dëshironte.

Ndërsa këtu është dhe vendi ku ndodhi aksidenti dje në fshin Vlashaj pranë Maminasit. Afërdita po vinte nga shtëpia e të fejuarit në këtë rrugicë dhe e shoqëruar me të motrën ka dashur të kalojë në anën tjetër të rrugës nacionale Tiranë-Durrës, për t’u kthyer në shtëpinë e saj në Sukth. Pikërisht momenti që dy motrat kanë zgjedhur për të kaluar rrugën, ka qenë fatal për to. Në atë moment ka qenë duke kaluar një kamion nga njëra anë dhe ministri Nako me makinën e tij nga ana tjetër.

Në momentin kur është afruar kamioni dy motrat janë sulur për të kaluar rrugën, por më pas ajo përplaset me makinën qeveritare. Të gjitha provat materiale të ngjarjes janë mbledhur nga ekspertë të Policisë Rrugore dhe asaj Gjyqësore. Me kërkesën e vetë Nakos për një hetim sa më normal, ai është vënë në dispozicion të organeve kompetente e cila do të japë pas disa ditësh përfundimet e hetimit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme