Ministri Solis në Kuvend (6 Dhjetor 1999)


Ministri Solis në Kuvend (6 Dhjetor 1999)

14:36 06/12/1999

Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis ka ngritur zërin në Parlament për më tepër fonde buxhetore dhe zgjerimin e kompetencave për drejtuesit e shëndetësisë nëpër spitale. Solis ka sjellë shembullin e Qendrës Studentore Universitare, ku drejtori i këtij institucioni nuk mund të veprojë mbi 100 pedagogët njëkohësisht dhe mjekë në këtë qendër.

Për vitin 2000 Qeveria ka planifikuar 8 % të buxhetit të përgjithshëm për shëndetësinë, rreth 1.2 miliard lekë. Planifikohet ndërtimi i spitaleve të reja në Shkodër, Vlorë, Durrës, dhe ngritja e një qendre të re diagnostifikuese në Tiranë. Solis ka mohuar zërat për abuzime me fondet në organizimin e tenderave duke shpërndarë përgjegjësinë nëpër drejtues të tjerë të shëndetësisë pa përmendur emra./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme