Ministri Spartak Poçi në Kavajë – (17 Maj 2000)


Ministri Spartak Poçi në Kavajë – (17 Maj 2000)

21:57 17/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Që nga Janari deri tani në Kavajë nuk ka asnjë vrasje. Në këtë rreth nuk vepron asnjë bandë apo grup kriminal. Sot Ministri i Rendit Spartak Poçi përgëzoi punën e këtij komisariati duke vërejtur se kjo zonë mbetet treva e qytetërimit dhe e kulturës. Ministri porositi që të shtohet kujdesi për ti krijuar siguri firmave privatë që ato të mos bien pre e gjobave të kriminelëve.

Poçi kërkoi gjithashtu të vazhdoj pastrami i radhëve nga elementëve të inkriminuar dhe korruptuar. Ministri tha se me ligjin e ri policia nuk është më forca e armatosur dhe as armë në duart e politikës por institucioni i pavarur në luftë kundër çdo lloj krimi dhe zbatues i ligjit. Provën gjenerale për këtë policia e dha në Vlorë.

Ministri bashkë me shefin e komisariatit Fadajev Kërpaçi dhe me deputetët e zonës ka parë mjediset që me vendim qeverie i janë dhënë këtij komisariati./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme