Tahiri: Përgjegjësia është e opozitës


Tahiri: Përgjegjësia është e opozitës

14:50 11/05/2014 tahiriTrafik i mbetur në tentativë falë punës së policisë së shtetit, e quajti ministri i Brendshëm Tahiri ngjarjen e Divjakës, ku avioni që do të transportonte gjysmë toni hashash drejt Italisë mbeti në rërë pas një defekti në rrotën e parë.

Saimir Tahiri: Është e konfirmuar se avioni i ulur në Divjakë dhe makina e kapur nga policia së bashku me ngarkesën ashtu si të dy shtetasit kanë qenë në një sipërmarrje bashkëpunuese për të organizuar atë që ka qenë në tentativë, trafik të lëndëve narkotike.

Tha se italiani Xhorxho Riformato dhe shqiptari Sajmir Bajrami ishin pjesë e këtij trafiku, por pjesën më të madhe të përgjegjësisë, Tahiri ia faturoi opozitës.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve mohoi zerat se sistemi TIMS nuk punonte prej 24 orësh dhe se ndërprerja e funksionimit të tij përkonte me ngritjen e avionit italian nga pista e Rinasit.

Ministri Tahiri mohoi gjithashtu që prokurorët të jenë penguar nga policia në vendin e ngjarjes. Policia e mbajti të bllokuar zonën për disa orë dhe nuk lejoi as mediat që t’i afroheshin avionit.

Tv klan

 





Të ngjashme