Ministri Xhafaj reagon për sasinë rekord të kokainës të kapur në Durrës


Ministri Xhafaj reagon për sasinë rekord të kokainës të kapur në Durrës

10:55 28/02/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për sasinë rekord prej 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj thotë se ky ishte një superoperacion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe të huaja.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”

, shkruan Xhafaj në Twitter.

Mbrëmjen e djeshme, në Portin e Durrësit u sekuestruan 613 kg kokainë në një kamion me banane të ardhur nga vendet e Amerikës Latine.

/tvklan.al






Të ngjashme