Ministria e Arsimit merr nisma për të ndihmuar femijët kosovarë (14 Gusht 1998)
Ministria e Arsimit merr masa që fëmijët kosovarë të rregjistrohen në shkollat shqiptare. Këtyre fëmijëve përveçse u kanë humbur të afërmit në luftë, të mos iu humbasë dhe e drejta e arsimit. Për masat që po merren kemi pyetur shefin e kabinetit në Ministrinë e Arsimit, Vaso Qano.
“Nga informacionet që kemi rezulton që janë 1560 fëmijë që presin të fillojnë shkollën nga refugjatët kosovarë. Problemi qëndron se në rrethin e Tropojës ka mjaft shkolla të dëmtuara ku mungojnë mjetet elementare. Ne kemi filluar bashkëpunimin me organizatat joqeveritare si UNICEF dhe SOROS por edhe me organizata shqiptare si “Organizata e Mësueseve Pensionistë” për të ndihmuar që viti shkollor në këtë zonë të fillojë normalisht. Numri i shkollave që kemi nuk mjafton për të gjithë nxënësit prandaj po mendohet të punohet me dy turne në këto shkolla.”-është shprehur ai./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti