Ministria e Arsimit, projekti për krijimin e inspektoriatit kombëtar të arsimit – (31 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Për të përmirësuar cilësinë në shkolla, Ministria e Arsimit, ka hartuar projektin për krijimin e inspektoriatit kombëtar të arsimit, cili do të bëjë vlerësimin e pavarur dhe objektiv të cilësisë së mësimdhënies në shkolla. Kjo njësi e re, varet dhe jep llogari vetëm në ministri. Kështu inspektimi shkëputet si veprim nga drejtoria arsimore. Pas miratimit në qeveri, do të krijohen drejtoritë arsimore të qarqeve.
Kjo pjesë e shkurtuar e drejtorive arsimore, do të realizojë menaxhimin dhe trajnimin e stafit mësimdhënës dhe drejtues. Në ish-rrethe do të mbeten vetëm metodistët përkatës. Ministri i Arsimit Ruka mendon se përveç tyre duhet të ekzistojë një projekt vlerësimi për shkollën, e cila do të përcaktojë vetë nivelin e njohurive të nxënësve. Sipas tij këto projekte bëjnë pjesë në reformën arsimore./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti