Ministria e Arsimit reagon ndaj grevës studentore (7 Dhjetor 1998)
Zërave të studentëve për grevë Ministria e Arsimit u përgjigjet duke mohuar ekzistencën e një greve të përgjithshme në fakultetet shqiptare. Zëdhënësja Edlira Myrtaj shprehet:
” Sipas informacioneve të fundit që kemi nga rektoratet, si dhe nga universitetet e Tiranës, rezulton që në pjesën më të madhe të tyre, bëhet mësim. Ka patur tendenca në Fakultetin e Juridikut nga disa nxënës të cilët me megafon në dorë kërkonin bashkimin e nxënësve të tjerë me grevën e Shkodrës. Por kjo gjë nuk u realizua, pjesa më e madhe e tyre janë paraqitur në auditoret e mësimit. Po ashtu ka rreth dy klasa tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të cilët kanë braktisur mësimin ndërsa pjesa tjetër ka kryer mësim normalisht.”/tvklan.al